Arioni është acaruar mbrëmë në Gjestin, ndërsa ky ngacmonte dhe tentonte të fliste me Dianan, me të cilën edhe mbrëmë u detyruan ta ndajnë shtratin bashkë si dënim nga Vëllai i Madh.
Gjesti fillimisht i pretendonte Dianas se është duke u ndjerë xheloz, qysh kur Arioni ka nisur raportin me të, transmeton klankosova.tv.
Madje ajo çfarë nxiti reagimin e ashpër të Arionit, qe kur Gjesti specifikonte se ‘u ka hyrë në mes’ relacionit me Dianan.
Ndiqni pamjet më poshtë, kur edhe Gjesti ankohet për jastëkët e vendosur nga Diana, në mes shtratit, sa e quan edhe ‘Muri Kinez’.
https://www.youtube.com/watch?v=q852y-odb6I
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.