Gazetarja Edona Gashi ka folur për pjesëmarrjen e këngëtarit Gjesti në Big Brother VIP Albania, duke zbuluar një detaj interesant.
Sipas saj, Gjesti ka pasur një ftesë për të qenë pjesë e formatit gjatë verës, por duket se vendimi i tij erdhi vetëm pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova” 3, njofton Klankosova.tv.
“Gjesti në Shqipëri realisht është dashur shumë gjithmonë, ka mbajtur më shumë koncerte atje sesa në Kosovë".
Ata e kanë telefonuar gjatë verës për të qenë pjesë e BBVA, dhe nuk e di pse nuk ka pranuar atëherë. E kishte ftesën më herët, por pas daljes nga Big Brother Kosova ka qëndruar një orë a dy në Kosovë dhe ka shkuar atje”, ka thënë Gashi, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova.
Ajo po ashtu ka komentuar për lojën e tij brenda shtëpisë së spektaklit shqiptar, por për të kuptuar më shumë, ndiqeni emisionin e plotë:
https://youtu.be/ou37rGjZxU8
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.