Lajmet e fundit

Artisti i njohur Gjesti u ka bërë një kërkesë fansave të tij përmes një postimi në InstaStory, duke kërkuar mirëkuptim dhe respekt për hapësirën e tij private.
Ai ka treguar se shtëpia është vendi ku dëshiron të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësinë e nevojshme pas angazhimeve të shumta.
“Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi”, ka shkruar ai.
“Ju dua dhe ju falënderoj secilin prej jush. Por, ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia ime”, ka shkruar Gjesti./Klankosova.tv
