Lajmet e fundit

Ylli i futbollit Neymar Jr përpos talentit të madh në këtë aspekt, ai këtë të dielë bëri edhe një gjest të madh.
Ai ndaloi sigurimin e stadiumit që të mos e largonte një të mitur i cili dëshironte me çdo çmim që të merrte fanellën e brazilianit,njofton Klan Kosova.
Neymar në ato momente po zëvendësohej dhe mbrojti djaloshin deri sa ia dhuroi fanellën, gjest ky që mori vëmendje dhe duartrokitje nga tifozët që ishin të pranishëm.
Djaloshi me lot në sy dhe fanellën në duar më pas u largua së bashku me sigurimin e stadiumit.
Paris Saint-Germain shënoi fitore si mysafire kundër Rennes me rezultat 1:3