Lajmet e fundit

Gjermania ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Italisë, me rezultat 5-2, në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Fillimisht në epërsi kaluan gjermanët, me Joshua Kimmich, në minutën e 10-të, derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Ilkay Gundogan shënoi edhe golin e dytë, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Gjermania shënoi edhe njëherë me Thomas Mullerin, në minutën e 50-të, derisa golin e katërt, Timo Werner, në minutën e 68-të.
Italia shënoi golin e parë në ndeshje, tek në minutën e 78-të, me Degnand Wilfried Gnonto. Derisa italianët shënuan edhe njëherë në fund të ndeshjes me Alessandro Bastonin.
Gjermania pas kësaj fitore kalon në vendin e dytë me 6 pikë, derisa Italia një më pak, në vendin e 3-të. /Klankosova.tv/