Gjermania ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër Sllovakisë dhe kështu po avancon sigurt drejt çerekfinales, njofton Klan Kosova.
Ka qenë talenti i ri Julian Draxler, ai i cili me një vole ka arritur të shënoi në minutën e 63-të të ndeshjes.
Golin e dytë për gjermanët e kishte shënuar Mario Gomez në minutën e 43-të, ndërsa të parin Jerome Boateng në minutën e tetë.
Gjermania në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Spanjë-Itali.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.