Gjermania regjistroi 590 viktima nga COVID-19 gjatë ditës së djeshme - shifër kjo më e larta e vdekjeve ditor sipas qendrës së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të vendit, Instituti Robert Koch.
Shifra e së martës përfaqëson një rritje ditore prej 167 vdekjesh nga një ditë më parë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Numri më i lartë i viktimave ishte 487 vdekje për 24 orë i raportuar më 2 dhjetor sipas RKI.
Sipas Institutit Robert Koch sot janë raportuar 20 mijë e 815 raste të reja me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani është 1 milion e 218 mijë e 524 raste dhe 19 mijë e 932 viktima.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.