Lajmet e fundit

Prindërit në Gjermani të cilët nuk këshillohen për vaksinimin me kohë të fëmijëve të tyre, mund të dënohen deri në 2,500 euro, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ministri i Shëndetësisë, Hermann Gröhe, ka thënë që këto masa janë të nevojshme, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të fruthit.
Qeveria dëshiron që çerdhet të raportojnë për secilin prind që nuk ka marrë këshillim mjekësor.
Ndryshe nga Italia, në Gjermani mos vaksinimi i fëmijëve ende nuk konsiderohet shkelje e ligjit.
Nën këto masa ligjore të reja, fëmijët e prindërve që nuk janë konsultuar me mjekët do të përjashtohen nga çerdhet menjëherë.
Ligji pritet të hyj në fuqi muajin që vjen.