Gjermania ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse ndaj Skocisë me rezultat të thellë 5-1, në kuadër të Kampionatit Evropian.
Serinë e golave e nisi Florian Wirtz, në minutën e 10’, i cili realizoi gol të bukur. Nëntë minuta më vonë Jamal Musiala dyfishoi epërsinë.
Në minutën e 44’ Skocia mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Porteous, me karton të kuq.
Dy minuta më vonë Kai Havertz, realizoi nga penaltia. Me këtë epërsi prej tre golave u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Niclas Fullkrug, e realizoi golin e katërt në minutën e 68’ me një goditje të fortë.
Ndërsa golin e fundit në këtë sfidë për gjermanët e shënoi Emre Can, në minutën e 93’.
Teksa edhe goli i nderit u realizua nga një gjerman, pasi Antonio Rudiger, shënoi autogol në minutën e 87’.
Gjermania pas fitores kryeson grupin A me tre pikë. Ndeshja tjetër në këtë grup do të luhet të shtunën, në sfidën mes Zvicrës dhe Hungarisë. /Klankosova.tv.
FT Gjermani-Skoci 5-1
93' Golin e fundit në këtë sfidë e ka realizuar Emre Can, me një goditje të fuqishme nga distanca.
87' Skocia ka shënuar golin e parë në këtë sfidë. Toni Rudiger realizoi autogol.
68' Gjermania e ka realizuar edhe golin e katërt. Atë e shënoi Niclas Fullkrug, me një goditje fantastike.
https://www.youtube.com/watch?v=mac1kG6hGvk
46' Ka nisur pjesa e dytë.
45+4' Ka përfunduar pjesa e parë me epërsinë prej tre golave për Gjermaninë ndaj Skocisë.
45' Kai Havertz e ka trefishuar epërsinë e gjermanëve kundrejt skocezëve. Ai realizoi nga penaltia.
https://www.youtube.com/watch?v=Yl6DS3M0t8Y
19' Gjermania e ka realizuar edhe golin e dytë. Jamal Musiala ishte golashënuesi i dytë, duke realizuar pas një goditje të fortë. Ai u shërbye mirë nga Kai Havertz.
https://www.youtube.com/watch?v=pRQ-VNqQSL4
11' Gjermania ka kaluar në epërsi ndaj Skocisë. Golin e ka realizuar Florian Wirtz, i cili u asistua nga Joshua Kimmich.
https://www.youtube.com/watch?v=UnrYgIXU6OE
1' Ka nisur ndeshja në Allianz Arena
Formacionet zyrtare:
Skoci: Gunn; Ralston, Hendry, McKenna, Tierney, Robertson; McTominay, Gilmour, McGregor, McGinn; Adams
Gjermani:
