Kombëtarja e Gjermanisë e ka mposhtur atë të Holandës me rezultat 3-2.
Ishte mesfushori Nico Schulz ai që arriti ta shënoi golin përfundimtar të kësaj ndeshje në minutën e 90’, transmeton Klan Kosova.
Dy golat e para kundër holandezëve i shënuan futbollistët Leroy Sane në minutën e 15’ dhe Serge Gnabry në minutën e 34’.
Ndërsa në favor të Holandës shënuan futbollistët Matthijs de Ligt në minutën e 48’ si dhe Memphis Depay në minutën e 63.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Amsterdam Arena” që ndodhet në Holandë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.