Lajmet e fundit

Gjermania do ta mbështesë Ukrainën me një tjetër paketë të ndihmave ushtarake me vlerë 1.3 miliard eurove që do të përfshijë katër njësi shtesë të mbrojtjes ajrore IRIS-T, tha të martën në Kiev, ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Deri më tani, Berlini është zotuar të furnizojë Kievin me tetë sisteme IRIS-T, tre prej të cilave janë dorëzuar. Ukraina i përdor ato kryesisht për t'u mbrojtur kundër sulmeve raketore ruse.
Paketa mbështetëse do të përfshijë gjithashtu 20,000 predha artilerie 155 milimetra, si dhe mina antitank, u tha Pistorius gazetarëve, duke folur së bashku me homologun e tij ukrainas, Rustem Umerov.
"Unë jam i sigurt se kjo do t'ju ndihmojë në luftën tuaj kundër agresionit rus", tha ai.
"Kjo vë në pah se ne jemi me Ukrainën në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme".
Predhat e artilerisë vijnë mbi 140,000 fishekët 155 mm që Gjermania është zotuar t'i dorëzojë vitin e ardhshëm, vuri në dukje Pistorius, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.