Lajmet e fundit

Navigimi i vazhdueshëm në telefonat celular, shpesh krijon huti tek njerëzit nëpër rrugë, duke shërbyer në disa raste dhe si shkaktar i aksidenteve.
Një studim i kryer tek 2 000 prindër, është zbuluar se ata të paktën një herë të vetme kanë pasur rrezik që fëmijët e tyre të përfshihen në një aksident tragjik nëpër rrugë, ku shkak është vëmendja e përqendruar tek smartphone.
Nga studimi i kryer nga dr Dr Rahul Chodarhi i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve në Britani, është zbuluar se 15% e personave të anketuar kanë pranuar se janë rrezikuar keqas gjatë kalimit të rrugës dhe shkaku është hutimi nga telefoni celular.
Për t’i dhënë zgjidhje problemit, një qytetar gjerman ka vendosur “semafor” ose drita të posaçme për përdoruesit e telefonave në rrugë. Dritat tregojnë momentin kur rruga është e sigurt për të kaluar. Bëhet fjalë për qytetin e Augsburgut, i cili ka investuar për të mbrojtur përdoruesit e telefonave./ Oranews