Dy përfaqësueset e mëdha europiane do të masin forcat, në një ndeshje që pritet të tregojë si pozicionohen pak kohë para Kampionatit Botëror Rusia 2018
23.03.2018 · përditësuar para 3054 dite1 min lexim
Gjermani – Spanjë, miqësorja e luksit zhvillohet sonte në stadiumin ESPRIT Arena të Dyseldorfit, ku pritet që përzgjedhësit të bëjnë edhe korrigjimet e fundit në prag të botërorit të ardhshëm.
Kampionët në fuqi të botës nuk kanë pësuar luhatje dhe vazhdojnë të kryesojnë renditjen e FIFA-s, të shkëputur ndjeshëm nga Brazili, që pozicionohet në vendin e dytë.
Nëse Gjermania dhe Brazili konsiderohen si ekipet favoritë për të triumfuar në finalen e Luzhnikit më 15 korrik, prapa nuk mbetet as La Roja.
Spanja nën drejtimin e ish-portierit Julen Lopetegui tashmë numëron plot 16 ndeshje pa humbje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.