Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka raportuar se një shqiptar, 29-vjeç, ka kërcënuar me një thikë të madhe stacionin policor në Linz am Rhein. Ai ka kërcënuar se do të shkaktojë gjakderdhje të madhe në mesin e zyrtarëve policorë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së premtes (rreth orës 2:40) në qytetin Rhine. “Bild” raporton se shqiptari që jeton në Linz ka vrapuar drejt stacionit policor “Am Konvikt”. Ai ka hapur derën dhe ka nxjerrë një thikë të madhe (hanxhar), transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i policisë, Jurgen Fachinger, ka thënë: “Ai kërcënoi se do t’i vriste kolegët e inspektoratit policor”.
Megjithatë, gazeta gjermane shkruan se shqiptari nuk e kishte llogaritur se për të shkuar te zyrtarët policorë, është dashur të kalojë përmes një dere të dytë, e cila hapet vetëm nga sigurimi.
“Oficeri i policisë mund ta mbyllë derën e jashtme me prekjen e një butoni. Dhe kështu ndodhi. Shqiptari më pas u ngujua”, shkruan “Bild”.
Përmes interkomit, zyrtarët policorë kanë tentuar t’ia sqarojnë situatën atij. Por ai nuk qetësohej. Dhe u desh ndërhyrja e task-forcës speciale (SEK) nga Koblenz (Rhineland-Palatinate).
Zëdhënësi i policisë, Fachinger, tha: “Personi është neutralizuar dhe arrestuar nga njësitet speciale pas përdorimit të armës me rrymë. Ai u lëndua lehtë”.
Ndërkaq,
Zyra e Prokurorit Publik në Koblenz ka konfirmuar rastin, duke thënë se i njëjti ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit, ku “një qytetar shqiptar 29-vjeç, i armatosur me një hanxhar hyri në zonën e mbyllur të stacionit policor të Linz am Rhein”.
“Aty ai bërtiti ‘Allahu Akbar’ dhe tha se dëshironte të vriste zyrtarët policorë. Zyrtarët policorë në detyrë mbyllën derën e hyrjes dhe derën e brendshme për të hyrë në stacionin policor, ku thuhet se i akuzuari ka tentuar t’i hapë dyert me forcë me qëllim vrasjen e zyrtarëve policorë, por nuk ia ka dalë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit Publik në Koblenz.
I dyshuari thuhet se u neutralizua nga forcat speciale që ishin në gjendje gatishmërie duke përdorur një armë për pulsim elektrik nga distanca.
Hetimet fillestare thuhet se kanë zbuluar të dhëna për një motivim radikal islamik të të akuzuarit, për këtë arsye hetimet u morën nga Zyra Qendrore Shtetërore për Luftën kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit Rhineland-Pfalz në Prokurorinë e Përgjithshme të Koblenzit.
“Në kuadër të masave të kërkimit, të cilat janë ende në vazhdim, në banesë është gjetur i vizatuar në një mur në banesë një flamur i organizatës terroriste ‘Shteti Islamik’”, u tha në njoftim.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Publik ka urdhëruar arrestimin e përkohshëm të të akuzuarit dhe paraqitjen para magjistratit të Gjykatës së Qarkut në Koblenz për lëshimin e një urdhër-arresti. /Klankosova.tv
Diesmal nicht #Mannheim nicht #München nicht #Bonn und auch nicht in #Solingen sondern in Linz am Rhein stürmt ein Macheten-Mann die Polizeiwache und wollte Polizisten umbringen… Durch einen Taser Einsatz des SEK konnte er festgenommen werden. pic.twitter.com/Khh2hEBAeA
— Bünyamin Yilmaz (@YlmzBnym) September 6, 2024