Lajmet e fundit

Një puntëtori i shërbimit inteligjent gjerman është arrestuar nën akuzat se ka spiunuar në favor të Rusisë.
Sipas mediave gjermane, Carsten L. dyshohet se iu ka dhënë informacione të rëndësishme rusëve, kur tani shënon 10-mujori i luftës në Ukrainë, përcjell Klankosova.tv
Ai është arrestuar gjatë një operacioni në kryeqendren gjermane në Berlin.
Spiuni gjerman tashmë ndodhet në paraburgim ku do t’i komunikohet akuzat, mes të cilave është edhe ajo e tradhtisë.
Autoritetet kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, vendin e punës, por edhe pronat e një personi që ka afërsi me të.
Nuk është ende e qartë se çfarë informacioni sekret ka ndarë i arrestuari, në një kohë kur autoritetet gjermane thonë se aktiviteti i spiunazhit rus që nga nisja e luftës është shtuar ndjeshëm.
Inteligjenca gjermane nuk do të ofrojë detaje të tjera lidhur me çështjen derisa prokurorët federalë të përfundojnë hetimin e tyre, shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv