05.11.2018 · përditësuar para 2809 dite1 min lexim
Është më se normale që gjerat të cilat i keni përdorur e që nuk ju duhen më t'i hidhni në shportë.
Por jo të gjitha gjërat duhet hedhur, janë disa prej të cilave mund të keni përfitime duke i shitur përmes internetit.
Njëra ndër këto është edhe libri, të cilit asnjeri nuk i bie vlera, përkundrazi sa më i vjetër që të jetë aq më i vlefshëm do të jetë.
Rëndësi të veçantë në këtë kategori kanë edhe rrobat, këpucët dhe aksesorët, prej të cilave fitimi është mjaft i madh.
Vlerë të madhe e që nuk bën të hidhen kanë edhe dekorimet e shtëpisë, makinat dhe gjërat antike.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DM
SHKRIMI NGA
D M
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.