Lajmet e fundit

Dashuria e vërtetë zgjat përgjithmonë apo jo? Të paktën, shumica e njerëzve mendojnë kështu.
Sidoqoftë, nuk është vetëm dashuria ajo që e bën një lidhje të funksionojë për vite të tëra. Ka të bëjë edhe me atë se çfarë njerëzit bëjnë që të ndikojnë në ecurinë e lidhjes.
Të qenit bashkë dhe në dashuri mund të jetë e mjaftueshme për një vit, por më pas duhet të përpiqeni më shumë.
Ja disa nga gjërat që një qift duhet t’i bëjë gjithmonë, në çdo fazë të jetës së tyre.
Të dilni në takime
Nuk ka rëndësi nëse sapo keni filluar të kaloni bashkë apo jeni të martuar për vite të tëra, është gjithmonë bukur kur dilni bashkë. Vishuni dhe shkoni në një restorant bashkë, në teatër apo kinema, ose qoftë vetëm për një shëtitje në park.
Nëse dashuria juaj është e vërtetë, ju gjithmonë do të keni diçka për të cilën të flisni.
Udhëtoni bashkë
Asgjë nuk i afron njerëzit më shumë se sa udhëtimet. Ju bëni plane bashkë, mahniteni nga pamjet e bukura të vendeve që vizitoni, mbani me vete shumë kujtime, dhe më e rëndësishmja, i tejkaloni vështirësitë bashkë.
Bëni gjëra së bashku
Është shumë e rëndësishme që të kaloni kohë kualitative me njëri tjetrin, coftë të shihni televizor bashkë, apo ndoshta të shkoni në klasë vallëzimi. Të bëni çfarë do coftë së bashku, është e nevojshme për lidhjen tuaj.
Të keni traditë
Traditat janë një pjesë e mrekullueshme e një komuniteti, coftë i vogël apo i madh. Traditat në familje gjithashtu janë shumë të rëndësishme.
Ato mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga mënyra se si i prisni festat, si kaloni kohë me familjarët e tjerë, si i kaloni të dielat bashkë etj.
Puthje dhe përqafime për çdo ditë
Shumë çifte të lumtura përqafohen dhe puthen për çdo ditë. Psikologët thonë se kontakti personal, e rrit përkushtimin edhe afeksionin për njëri tjetrin. Përmirëson gjendjen shpirtërore të të dy partnerëve dhe i bën të ndjehen më të sigurt.
Ky lloj intimiteti është krucial për çdo lidhje.
Bëni gjëra të vogla për njëri tjetrin
Surprizat për partnerët i bëjnë të ndjehen shumë të veçantë. Komplimentet, lulet, të shkruarit e një letre dashurie, ose coftë kafeja në shtrat për më të dashurin tuaj, është një mënyrë e mrekullueshme për t’i treguar sa shumë e dashuroni.
Mos harroni t’i kënaqni ata që i doni tërë kohën.
Ndajini përgjegjësitë dhe ndihmojeni njëri tjetrin
Koha kur burrat janë përgjegjës për stabilitetin financiar kurse gratë për punët e shtëpisë kanë shkuar. Tani edhe gratë punojnë që të sigurojnë të ardhura për familjet.
Punët e shtëpisë duhet t’i ndani. Sidomos kur e shihni se gruaja juaj është e lodhur, ndihmojini që ta shtrojë tavolinën për darkë.
Bëni dashuri dhe flisni për sex
Dashuria fizike, në një lidhje është po aq e rëndësishme sa ajo emocionale. Nëse që të dy këta komponentë ekzistojnë në një lidhje, ajo është magjike. Bëni sex rregullisht dhe flisni për gjërat që ju pëlqen t’i bëni në shtrat.