Lajmet e fundit

Gjermania është e famshme për veturat e shpejta dhe birrën kualitative, por në këtë shtet ka shumë më shumë se kaq.
Në fakt gjermania së fundmi nga Forumi Ekonomik Botëror, është votuar si vendi më miqësor për turistët, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Nga malet në plazh, regjionet e verës e te sallat e birrës, në Gjermani ka shumë gjëra që një udhëtar mund t’i shijojë.
Gjermania e ka njërin ndër vendet më të bukura për ta vizituar për krishtlindje. Në qytetin e Nurembergut, është tregu më i madh në Gjermani e njëri ndër më të mëdhenjtë në botë ku mund t’i gjeni gjërat më të bukura për Vitin e Ri.
Për birrën më të mirë vizitojeni manastirin në Wihenstephan. Ky manastir gjendet në periferi të Mynihut dhe është birraria më e vjetër në botë, daton që prej vitit 1040.
Atraksion për turistët janë edhe sërfistët e Eisbach në lumin Isar.
Me patjetër duhet vizituar kështjella përrallore e Neuschwanstein e cila ishte ndërtuar nga mbreti Ludvig II në vitin 1892, për të cilën thuhet se ka qenë inspirim kur Disney e ka realizuar filmi “Bukuroshja e fjetur”.
Një pamje të tillë të bukur, rrallë herë do ta gjeni. Është liqeni Tegernesee, një vend i mahnitshëm i rrethuar me malet e alpeve që të lënë pa frymë.
Muzeu i Gjermanisë, njëri ndër muzetë më të vjetra dhe më të mëdha të shkencës dhe teknologjisë në botë, duhet vizituar nga kushdo që shkon si turist në Gjermani.
Nuk duhet lënë anash as Oktoberfest-i, festivali më i madh i birrës në botë.