Lajmet e fundit

Në një “mbledhi” të fundit në Reddit, njerëzit u bënë bashkë për t’i dhënë mendimet e tyre sa i përket gjërave që duhet bërë sa je në të 20-tat, e që të mos pendohesh më vonë se pse nuk i ke bërë ato.
“Nëse martoheni me dikë, martohuni sepse është shoqja jote më e mirë, sepse ndani një filozofi të përbashkët në jetë, keni vlera të përbashkëta dhe dëshironi caqe të njëjta në të ardhmen”, shkroi një person.
“Mos u martoni me dikë vetëm pse prapanica e tyre duket bukur në xhinse”, shkroi një tjetër.
Një numër i madh njerëzisht insistuan që zhvillimi i shprehive të shëndetshme si ushtrimet, të ushqyerit mirë, kujdesi ndaj dhëmbëve, shëndeti mendor dhe të vënit krem kundër diellit, janë thelbësore.
“Fillo të kursesh”, ishte një këshillë tjetër.
Ndërsa këshillë tjetër pragmatike ishte rëndësia e zhvillimit të ndonjë hobi dhe investimi i kohës në aktivitete jashtë punës.