Lajmet e fundit

Blej bileta për një festival të muzikës, dhe shijojë plotësisht atë.
Vraponi në një gjysmë maratonë.
Bëni not një herë në jetë duke qenë lakuriq.
Mësoni të gatuani – së paku një herë impresiononi seriozisht familjen dhe miqtë.
Studioni trungun tuaj familjar – nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë do të zbuloni.
Provoni të hidheni nga lartësitë, ose edhe me parashutë.
Kaloni një natë në një qytet të panjohur me njerëz të panjohur – vallëzoni deri në agim.
Mësohuni të bëni kokteje.
Merre një herë mikrofonin në ndonjë bar të karaokeve dhe këndoni ashtu siç dini.
Provoni gjithsesi të zhyteni.
Edhe nëse ndjeheni i humbur në ndonjë udhëtim s’ka rëndësi – shpesh kjo është pjesa më e mirë e një udhëtimi.
Pushtojeni një bjeshkë, jo domosdoshmërishtë duhet të jetë Mount Everest.
Kaloni një natë ose edhe dy nën qiellin e hapur me plotë yje.
Shkoni në një kurs dhe mësoni diçka të re – do të jetë përvojë e jashtëzakonshme.
Zhvillojeni vullnetarizmin.
Gjejeni dikë që vërtetë do të ju dashurojë.
Udhëtimet me ture dhe njerëz të panjohur mos të ju frikësojnë. Provojeni :)
Shkoni në një ngjarje të madhe sportive si Kupa e Botës, Olimpiada, një kampionat kombëtar.
Merrni me qera një shtëpi pushimi me njerëzit që nuk i njihni – krijoni miq të rinj.
Leni gjithçka për një ditë ose edhe një javë të tërë. Jeni vetëm me veten.
klankosova.tv