Viktimat e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia në Srebrenicë, u kujtuan edhe në Prishtinë.
Aty u tha se 8 mijë burrat e djemtë u vranë vetëm se ishin të një besimi tjetër, raporton Klan Kosova.
Në 31-vjetorin e këtij gjenocidi, Bashkimi Evropian bëri sërish thirrje që të mos mohohet ky krim që konsiderohet si një prej kapitujve më të errët në kujtesën kolektive të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.
Derisa s’mungoi as apeli që të gjitha palët të bëjnë maksimumin për të zbardhur fatin e atyre që akoma konsiderohen të zhdukur.
Për më gjerësisht, ndiqeni kronikën:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.