Lajmet e fundit
Neymar mund të jetë fitues i Topit të Artë 2015 me performancat që po tregon në Copa Amerika. Braziliani mund të jetë 'brilanti' i tretë, bashkë me Crisiano Ronaldon e Lionel Messin.

Copa America mund të jetë platforma nga e cila Neymar mund të fuqizohet për të fituar Ballon d’Or për 2015.
Gazeta Folha e Sao Paolo pati një shkrim për talentin brazilian; “Atë dhe dhjetë të tjerë”, duke iu referuar çmimit prestigjioz.
“Gjithçka sillej rreth Neymar në fillimin e turnamentit: ai shënoi golin e parë nga një asistim i Dani Alves dhe asistoi për Costa në minutën e 92”, vazhdon shkrimi.
Brazili është akuzuar se varet shumë nga loja e 23 vjeçarit, që ka shënuar nëntë gola që nga Kupa e Botës, që do të thotë ai ka qenë i përfshirë në më shumë se gjysmën e golave të kombëtares.
Me këtë lojë, braziliani është menjëherë pas Lionël Messi dhe Cristiano Ronaldo që kanë fituar këtë garë në shtatë vitet e fundit.
Por, loja e brazilianit duket se do ta ndërroj shpejtë këtë gjë.