Një analizë e përbërjes gjenetike të më shumë se 94,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë me Alzheimer të diagnostikuar klinikisht, çuan në zbulimin e katër varianteve të reja gjenetike që rrisin rrezikun për sëmundjen neurodegjenerative.
Këto gjene, së bashku me të tjerat të identifikuar më parë, duket se punojnë së bashku për të kontrolluar funksionet trupore që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes, zbuloi studimi.
"Ky është një studim i fuqishëm dhe një hap përpara për të kuptuar Alzheimer-in", tha neurologu Dr. Richard Isaacson, i cili drejton Klinikën e Parandalimit të Alzheimerit në Weill Cornell Medicine.
"Gjetja e këtyre gjeneve të reja i lejon hulumtuesve që një ditë të targetojnë këto gjene me ndërhyrje terapeutike. Kjo gjithashtu na jep një pasqyrë më të madhe për shkaqet e mundshme të Alzheimer", tha Isaacson, i cili nuk ishte përfshirë në studim.
Ky studim jep njohuri potencialisht të dobishme në proceset trupore që mund të shkaktojnë ose ndërveprojnë me ndryshimet e sëmundjes Alzheimer.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.