Lajmet e fundit

Shefat anë e mbanë botës po përballen me shumë problem me të punësuarit prej gjeneratave të reja dhe thonë se ata janë narcizoidë, dembelë dhe vështirë të menaxhueshëm.
Dhe sipas një autori me emrin Simon Sinek, kjo vjen si rezultat i strategjive të dështuara të prindërimit, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.
Ai thotë se prindërit, rrjetet sociale, ambienti i punës dhe padurimi ynë, kanë krijuar një gjeneratë e cila ka vetë-vlerësim të ulët.
Sinek thotë se fëmijët e gjeneratave të reja kanë probleme të mëdha me prindërit e tyre, për shkak të presionit që marrin nga ta për të qene të suksesshëm dhe për të arrirë nota të larta.
Ai thotë se gjeneratat e reja shkojnë dhe kërkojnë tek punonjësit e tyre rritjen e pozitës por jo edhe të pagës, ata duan vetëm titullin.
Për këtë arsye, ata edhe e ndjejnë nevojën që të tregojnë nëpër rrjetet sociale se po kanë sukses dhe e kanë ta pashmangshme nevojën për paraqitje.
.