Rruga “Luma” në Kolovicë të Re ende nuk është asfaltuar, gjë që e bën të jetë në gjendje jo të mirë për qytetarët që qarkullojnë andej.
Një banor i kësaj lagjeje, ka shprehur shqetësimin për Klankosova.tv, se gjendja e rrugës është e mjerueshme, dhe sipas tij, s’është marrë asnjë hap drejt ndërtimit të saj.
Nga pamjet e dërguara në redaksi, shihet se vetëm një pjesë e rrugës është shtruar, dhe ajo me disa kubëza anash rrugës, aty ky është i destinuar të shtrohet asfalti e pastaj dhe trotuari.
Banori i njëjtë ankohet edhe për mungesë me furnizimin me ujë në këtë pjesë të Prishtinës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.