Lajmet e fundit

Mbrojtësi i majtë anglez, Luke Shaw, duket të ketë pësuar një dëmtim në kokë pas përplasjes me mbrojtësin spanjoll Carvajal, transmeton Klan Kosova.
Anëtari i Manchester United ka thënë se është duke “bërë më mirë” pasi u largua nga fusha në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes në lojën që Anglia e zhvilloi kundër Spanjës e vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-së.
Është vetë lojtari, ai që ka postuar një fotografi në Twitter, përmes së cilës ka treguar për gjendjen e tij.
"Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Unë po bëj mirë dhe jam në duart më të mira. Unë jam një luftëtar kështu që unë do të kthehem së shpejti", ka shkruar Shaw.
Në minutën e 47-të të takimit, mbrojtësi i Anglisë u tërhoq në anën e majtë për të ndalur një top të gjatë të Sergio Ramosit dhe u përplas me mbrojtësin e Spanjës, Carvajal.
23-vjeçari u qëndroi i shtrirë për disa minuta, ku intervenuan përsoneli mjekësor dhe gjatë kësaj kohe atij i ishte vendosur maska e oksigjenit. Ai më pas u largua nga fusha dhe vendin e tij e zuti Danny Rose.
"Sfida fillestare ishte e ngathët, por ishte rënia në tokë që shkaktoi Luke Shaw problemin e madh."tha Gary Neville për lëndimin e anglezit.