Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet emergjente të saj janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë në 7 raste si pasojë e telasheve që erdhën nga reshjet e fundit.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kësaj komune bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes, transmeton Klankosova.tv.
“Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste”.