Koha e pritjes nëpër pikat kufitare të Kosovës, si për të hyrë, ashtu dhe për të dalë, diku është zvogëluar, e diku është rritur.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë tashmë po pritet vetëm gjysmë ore për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë nga vendi deri në 20 minuta, transmeton Klankosova.tv.
Por nga ana tjetër, në pikëkalimin e Muçibabës, pritjet vijojnë deri në 1 orë për të hyrë në vend.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.