Një 24-vjeçar u ther mbrëmë në Gjilan.
Pas trajtimit në spitalin e Gjilanit, i lënduari është dërguar në QKUK për mjekim të mëtutjeshëm.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha se gjendja e tij ishte e rëndë, por pas trajtimit në Qendrën Emergjente, është transferuar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
"Pacienti është transferuar në MIQ pas trajtimit në QE. Gjendja e tij ka qenë e rëndë", tha Syla.
Ndërkaq i dyshuari për therjen e 24-vjeçarit ende mbetet në arrati, derisa policia vijon kërkimin e tij.
https://klankosova.tv/mosmarreveshja-dyshohet-te-jete-shkak-i-therjes-se-24-vjecarit-ne-gjilan/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.