Një grua polake që hodhi një mesazh në një shishe në Gjirin e Finlandës gjatë një udhëtimi në Rusi, mori një përgjigje ku thuhej se shishja u gjet 10 vjet më vonë.
Natalia Kunowska tha se ajo ishte studente në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë AGH të Krakov në 2011 kur vizitoi Shën Petersburgun si pjesë e një shkëmbimi ndërkombëtar studentësh.
“Isha me një mike timen në plazh dhe dolëm me idenë për të shkruar një letër dhe për ta hedhur në ujë”, kujton Kunowska me një postim Facebook.
Ajo shtoi se vendosi informacionin e saj të kontaktit dhe një shënim prej 10 rublash në një shishe , me shpresën për të dëgjuar nja ndonjë gjetës në të ardhmen.
Ajo tha se më në fund dëgjoi për të javën e kaluar nga një burrë me emrin Maksim, i cili tha se e kishte gjetur shishen afër vendit ku ishte hedhur një dekadë më parë.
“Sapo mora mesazh me një foto të një shisheje dhe një pyetje ku thuhej nëse e njihja. U trondita me të vërtetë”, tha Kunowska.
Ajo tregoi se Maksim është një ekolog dhe se ajo i kërkoi falje për ndotjen e ambientit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.