14.05.2023 · përditësuar para 1166 dite1 min lexim
Të shtunën në mesditë, është gjetur pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë së tij që ndodhet në Sadovinë e Jerlive në Viti.
Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete, njofton Klan Kosova.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.