Një 82-vjeçare e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë në Elbasan, është gjetur pa shenja jete ditën e sotme.
Policia tha se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).
Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rrëshqitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.