27.12.2022 · përditësuar para 1304 dite1 min lexim
Sot rreth orës 13:00 është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.
Sipas tij, personi në fjalë është i moshës 66-vjeçare dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes.
“Sot rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.