Një mjet i dyshuar shpërthyes është hasur në Gjakovë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se njësiti për deminim i FSK-së ka detonuar mjetin në vendngjarje pa incidente.
“Gjakovë 18.04.2025-10:08. Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka detonuar mjetin në vendngjarje pa incidente”, njofton PK. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.