31.08.2016 · përditësuar para 3596 dite1 min lexim
Një tekst i fshehur në një obelisk në Romë, hedh një dritë të re mbi regjimin fashist të Benito Mussolinit dhe si do të dëshironte ai të shihej nga brezat e ardhshëm.
E shkruar në latinisht, teksti është varrosur së bashku me monedha ari në bazën e obeliskut të Musolinit në kompleksin sportiv Foro Italico në Romë.
Në këtë letër ngriten të bëmat e Musolinit dhe ekzistenca e kësaj letra u zbulua nga dy dijetarë klasikë, transmeton Klan Kosova.
Bettina Reitz-Josse dhe Han Lamers janë të parët që e kanë përkthyer dhe studiuar në detaje këtë tekst.
“Teksti nuk ishte menduar për bashkëkohësit e tij. Obelisku ishte një spektakël i madh, por ekzistenca e këtij teksti nuk ishte raportuar fare. Ishte e planifikuar për nj audiencë në të ardhmen”, u shpreh Reitz-Joosse.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.