Është gjetur në Klinë një veturë me targa të Zvicrës, e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol, si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv.
“Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.