Të martën, në një fushë në Gjakovë është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.
Një burrë e ka njoftuar njësitin policor, të cilët pastaj kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet e FSK-së e kanë larguar atë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në një fushë ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raport.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.