03.02.2023 · përditësuar para 1266 dite1 min lexim
Në fshatin Pirq të Mitrovicës, sot është gjetur një person pa shenja jete.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.