Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se 42-vjeçari është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
“Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po shikojnë kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit”, njoftoi policia./TCh
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.