Një trup i pajetë është gjetur në bulevardin "Bajram Curri" në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se ende nuk dihet për shtetësinë e të ndjerit, dhe se dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, përcjell Klankosova.tv.
"Më datë 13.07.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale", thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.