13.07.2016 · përditësuar para 3645 dite1 min lexim
Ish organizatori i Prishtinës, Demontez Stitt është gjendur pa shenja jetë në apartamentin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi kryeqytetas, që e ka falënderuar atë për punën e madhe dhe dashurinë që ka treguar ai gjatë qëndrimit aty.
“Një lajm i hidhur për adhuruesit e basketbollit. Sot në moshën 27 vjecare ka ndërruar jetë ish organizatori i SIGAL Prishtinës, Demontez Stitt”, njofton klubi i Prishtinës.
“Ai u gjet në dhomën e tij pa shenja jete. Vetëm disa orë para se të vdiste ai kishte shkruar në profilin e tij në Twitter, ‘Faleminderit Zot’”.
“Stitt me Prishtinën kishte fituar Balkan League dhe Superligën e Kosovës.Ai do të mbahet në mend për punën e madhe dhe dashurinë e tij për klubin e qytetin tonë! KB SIGAL Prishtina u shprehë ngushëllime familjarëve dhe shokëve të Stitt”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.