Një burrë është gjetur pa shenja jete në një rrugë të Fushë Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar se është gjetur i shtrirë në një rrugë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.