Lajmet e fundit

Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit.
Anastasia Demina, 42 vjeçare, ishte e martuar me politikanin Valery Demin dhe trupi i saj u gjet nga fëmijët e saj më 6 maj, të cilët fillimisht menduan se ajo ishte duke fjetur.
Shkaku i vdekjes së saj nuk dihet, por mediat ukrainase besojnë pa prova se Demin e ka vrarë atë, transmeton Klankosova.tv.
Kjo për shkak se Anastasia raportoi në polici se burri i saj e sulmoi atë pas kthimit të tij në Moskë nga detyra në Ukrainë në muajin shkurt.
Demin njoftoi vdekjen e saj në platformën e mediave sociale ruse VK dhe shkroi: “Po e shkruaj këtë postim me lot në sy dhe pikëllim. Më 6 maj ndërroi jetë gruaja ime Nastena. Unë me të vërtetë nuk mund të shpreh me fjalë gjithçka që ndjej”.