Një person në Gjakovë ka njoftuar se ka hasur në një mjet shpërthyes në një fushë të fshatit Skivjan.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor.
“Fsh. Skivjan, Gjakovë 29.03.2025-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ishte duke punuar në një fushë kishte hasur në dy mjete të dyshimta shpërthyese. Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor”, transmeton Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.