Lajmet e fundit

Ditën e djeshme përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës në Shqipëri ka marrë përpara fuoristradën me të cilën udhëtonin babë e bir. Në makinë ka qenë dhe vajza, por ajo ka arritur të shpëtojë.
Ndërkaq sot, trupat e pajetë të babë e bir, të cilët u rrëmbyen ditën e djeshme nga rrjedha e ujit, janë gjetur pas 16 orë kërkimesh.
Në mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zones, raporton Top Chanel, transmeton KlanKosova.tv.