Trupat e dy alpinistëve amerikanë janë gjetur në një akullnajë në Himalaje, 16 vjet pasi ata u vranë nga një ortek i madh.
Alex Lowe i cili ishte edhe një alpinist i njohur ishte ngjitur në majen Shishapangma në Tibet me lartësi prej 8.013 metra në tetor të vitit 1999 me kameramanin David Bridges kur edhe u goditën nga orteku.
Ata u gjetën nga dy aplinistë javën e shkuar, dhe ishin akoma të bllokuar në akull, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.
Lowe, 40 vjeçar , është konsideruar si një nga alpinistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ishte i njohur në komunitetin e ngjitjes për shkak se asokohe kishte shpëtuar alpinistë të tjerë.
Ai dhe Bridges, 29 vjeçar , ishin miq të ngushtë, si dhe partnerët në ngjitje.
Të dy e bën bashkë edhe rrugën deri në Shishapangma, mali i 14-të më i lartë në botë .
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.