Në Kaliforninë veriore janë gjendur disa eshtra të cilët janë identifikuar se i takojnë vajzës që është zhdukur 33 vite më parë.
Policia e ka rihapur rastin dukë thënë se eshtrat e gjetur i takojnë 21 vjeçares, Elisabeth Martinsson.
Martinsson e cila ishte në studime ishte shpallur e humbur në janarin e vitit 1982.
Vajza ishte zhdukur pasi kishte dalur për të blerë një palë çizme në afërsi të shtëpisë së saj dhe nuk ishte parë më.
10 ditë më vonë, u arrestuan dy persona për këtë rast pasi ata u panë duke e vozitur veturën e vajzës së zhdukur.
Por, gjykata vendosi që të dënohen vetëm për vjedhjen e makinës e jo edhe për zhdukjen e Martinsson, transmeton Klan Kosova.
Eshtrat e Martinsson do të dërgohen tek familjarët e saj ndërsa rasti mbetet i hapur.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.