Lajmet e fundit

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë do të shfaq dokumentarë ekskluzivë nga kinematografia franceze me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, në kuadër të fushatës së saj për mjedisin dhe shëndetin.
Përmes një njoftimi kjo qendër bën me dije se filmat janë mundësuar nga platforma në internet e Institutit Francez për kinematografi- iFcinema/Institut Français . Filmi i parë me tematikë mjedisore nga kjo seri “Tara-Udhëtimi për në zemrën e makinës klimatike” nga regjisorja franceze Emmanuelle Roblinu shfaq të enjten më 2 korrik.
Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së njofton se do të shfaq filma nga kinematografia franceze çdo të enjte gjatë muajve korrik dhe gusht, transmeton Klan Kosova.