Lajmet e fundit

Franca e ka mposhtur Anglinë me rezultat 2-1, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Aurelien Tchouameni, në minutën e 17', teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Anglia e barazoi rezultatin me Harry Kanen, në minutën e 54'. Franca pas disa tentimeve kaloi për herë të dytë në ndeshje në epërsi me Olivier Giroud, i cili shënoi në minutën e 78'. "Tre Luanët" e kishin një mundësi të artë për ta barazuar prapë rezultatin, por këtë herë Kane nuk ishte i saktë nga penalltia. Tjera raste konkrete nuk kishte dhe ndeshja përfundoi me këtë rezultat. Franca në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Marokun. /Klankosova.tv.
54' Anglia e ka barazuar rezultatin ndaj Francës. Golin e ka realizuar Harry Kane, nga penalltia.
https://twitter.com/i/status/1601671715716677633
47' Jude Bellingham me një goditje të fortë tentoi që të shënojë, por Hugo Lloris ishte në vend.
46' Ka nisur pjesa e dytë, anglezët e kërkojnë barazimin ndaj kampionit aktual të të botës.
45+4' Ka përfunduar pjesa e parë me epërsinë prej një goli të Francës ndaj Anglisë. Golin e vetëm e shënoi Tchouameni. Anglezët u munduan me disa gjysmë raste të barazonin rezultatin, por mungonte konkretizimi.
45' Katër minuta lojë shtesë në pjesën e parë.
30' Ka kaluar gjysmë orë lojë, Anglia me të gjitha trupat është duke e kërkuar golin e barazimit, teksa Franca është duke u mbrojtur, pasi kaloi në epërsi me Tchouamenin.
17' Franca ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë, me Aurelien Tchouamenin, i cili me një goditje të pandalshme e mposhti portierin e Anglisë.
https://twitter.com/blessedutd/status/1601658151928926208?s=46&t=XDj5pxVMLec1POwv1yZ0uw
10’ Franca rrezikon për herë të parë në ndeshje me Olivier Giroud, me një goditje të lehtë me kokë, që e pret lehtësisht portieri anglez Picford.
1’ Ka filluar ndeshja mes dy skuadrave që synojnë një vend.