Lajmet e fundit

Një nënë në Australi është tronditur pasi ka gjetur një gjarpër të madh rreth djalit të saj.
Tyler gjashtë vjeçar u zgjua në 11:30 me një gjarpër të mbështjellur rreth barkut të tij, i cili ia ka kafshuar barkun dhe fytyrën, transmeton Klan Kosova.
“Kërceva nga shtrati dhe shkova te Tyler kur edhe e gjeta me një gjarpër të madh përreth shtratit të tij”, tha nëna Tamara Thurgood, nga New South Wales.
“E kapa për krahu për ta tërhequr jashtë shtratit, por ai ishte i mbërthyer, kështu që unë ia hoqa dhe më pas u larguam. Ai ishte i kafshuar në fytyrë dhe në gisht”.
Tamara u bëri thirrje menjëherë dy të afërmve meshkuj, të cilët erdhën në shtëpi dhe e kanë vrarë gjarprin.
Bryan Robinson, një specialist i menaxhimit të kafshëve të egra tha për BBC se gjarpërinjtë zakonisht kafshojnë për vetëmbrojtje.